ABAZOVIQ: JEMI NJË HAP LARG HAPJES SË NJË TREGU TË RI TURISTIK PËR MALIN E ZI

Jemi një hap larg hapjes së një tregu të ri turistik për Malin e Zi, tha zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq në një takim me përfaqësuesit e një kompanie ajrore saudite Flynas. Abazoviq theksoi se përgatitjet për sezonin e ardhshëm turistik janë duke u zhvilluar dhe se Mali i Zi beson në një tjetër sezon rekord. “Mali i Zi po përpiqet të hapë tregje dhe horizonte të reja turistike dhe ai bashkëpunim me Flynas në këtë kuptim është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse hap një treg deri më tani të pazbuluar për Malin e Zi. Ne kemi bashkëpunim dhe përvojë jashtëzakonisht të mirë me Air Astana, përmes të cilit Sezonin e kaluar 26,000 turistë nga Kazakistani erdhën në Mal të Zi”, tha Abazoviq.

SHARE