MINISTRI I PUNËVE TË JASHTME TË SHQIPËRISË, IGLI HASANI, VIZITË ZYRTARE NË MAL TË ZI

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka pritur sot ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani dhe ka vlerësuar se marrëdhëniet me Shqipërinë janë të shkëlqyera.

Millatoviq tha se Mali i Zi dhe Shqipëria, si aleatë të NATO-s dhe vende fqinje që kanë hapur negociatat me Bashkimin Evropian, mbeten të përkushtuar ndaj qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta, me synim forcimin e mëtejshëm të stabilitetit të rajonit.

Gjithashtu, në takim u diskutuan marrëdhëniet e mira ndërshtetërore, të cilat bazohen në parimet e miqësisë dhe bashkëpunimit, të forcuara nga partneriteti në NATO, synimet e përbashkëta në nivel rajonal dhe perspektiva evropiane, të konfirmuara nga takime të shumta në nivelin më të lartë.

Millatoviq vuri në dukje se komunitetet tona pakicë janë një nga lidhjet më të rëndësishme ndërmjet dy vendeve dhe se Mali i Zi i trajton me kujdes të gjitha komunitetet pakicë dhe shtoi se Mali i Zi është i përkushtuar për përmirësimin e pozitës së tyre dhe realizimin e të drejtave të garantuara me qëllim të ruajtjes kombëtare, kulturore dhe identitetit fetar.  

Po ashtu, ministri i Punëve të Jashtme, Fillip Ivanoviq, ka takuar sot ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani.

Në takim u theksua se Mali i Zi dhe Shqipëria ndajnë një perspektivë evropiane, si dhe një angazhim për bashkëpunimin rajonal, i cili, së bashku me anëtarësimin aktiv dhe të besueshëm në NATO, i jep një shtysë shtesë zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit.

Gjatë bisedës u diskutuan edhe për mundësitë për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik. Bashkëbiseduesit u pajtuan që fokus i veçantë duhet vënë në realizimin e projekteve të përbashkëta që kanë të bëjnë me ndërtimin e urës në lumin Buna, si dhe menaxhimin e qëndrueshëm të peshkimit në rajonin e liqenit të Shkodrës dhe lumit Buna. Gjithashtu u theksua rëndësia e projekteve të infrastrukturës, me referencë të veçantë në fushën e energjisë, si një burim i rëndësishëm për bashkëpunimin e mëtejshëm të përgjithshëm ekonomik.

SHARE