BYROJA E PUNËSIMIT: DO TË PUNËSOJË 400 TË PAPUNË

Këtë vit, 400 persona të papunë nga regjistrat e Shërbimit të Punësimit do të angazhohen përmes Programit të Edukimit dhe Trajnimit të të Rriturve. Në seancën e Bordit Drejtues të Byrosë, u njoftua se në përputhje me Ligjin për Ndërmjetësimin në Punësim dhe të Drejtat gjatë Papunësisë, këtë vit Byroja do ta zbatojë këtë Program për herë të parë në përputhje me Ligjin për Prokurimin Publik. Nga Byroja theksuan se për zbatimin e tij, në përputhje me vendimin e Bordit, u ndanë 200 mijë euro. Ata shtuan se angazhimi në program i referohet personave nga regjistrat e Byrosë për të cilët mungesa e njohurive, aftësive dhe kompetencave ishte pengesë në punësim. Programi synon, siç është paralajmëruar, që t’u mundësojë këtyre njerëzve të fitojnë kualifikime profesionale dhe aftësi kryesore dhe të lehtësojnë aksesin në tregun e punës dhe punësimin.

SHARE