GJUKANOVIQ KA NËNSHKRUAR SOT LIGJIN PËR PRESIDENTIN

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka bërë të ditur se ka nënshkruar Ligjin për Presidentin, të cilin Kuvendi e miratoi për herë të dytë më 12 dhjetor. Gjukanoviq ka kujtuar rrethanat që kanë të bëjnë me miratimin e Ligjit për Presidentin, duke theksuar se përkundër gjithçkaje, përfshirë edhe protestat, të cilat ai i respekton shumë, ka marrë vendim për nënshkrimin e Dekretit për shpalljen e ligjit. Ai theksoi se pavarësisht gjithçkaje nuk do të marrë pjesë në shkeljen e Kushtetutës dhe veprimet antikushtetuese. “Unë do ta respektoj Kushtetutën”, theksoi Gjukanoviq.Ai tha se ligji është nënshkruar dhe obligimi kushtetues është përmbushur.Ai theksoi se nuk do të ftojë përfaqësuesit e Kuvendit në një raund të ri konsultimesh dhe as mandatarin. Ai tha se refuzon mundësinë për të marrë pjesë në zbatimin e ligjit antikushtetues.“Përgjegjësinë për zbatimin e këtij ligji do ta mbajnë pikërisht ata që e kanë miratuar”, ka theksuar Gjukanoviq. Ai ka paralajmëruar për pak ditë mbledhjen e Bordit Kryesor të PDS-së, duke theksuar se janë planifikuar zgjedhje të menjëhershme për kryetar të partisë. Ai konfirmoi se ky është një detyrim edhe nga statuti i PDS-së. Ai thotë se do të shikojë rrethanat, duke theksuar se vendi është para zgjedhjeve, sigurisht presidenciale, por beson se edhe të zgjedhjeve parlamentare.

SHARE