DUKE SHKELUR MASAT, PËRKEQËSOJMË SITUATEN

Imazhet që mund të shiheshin në të gjithë Malin e Zi gjatë fundjavës nuk japin arsye për optimizëm dhe shkelja e masave dhe mos-sanksionimi i një sjellje të tillë sigurisht çon në një përkeqësim të situatës, vlerësoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Ata vërejnë se numri i njerëzve të infektuar dhe mbingarkesa e sistemit shëndetësor është një tregues i situatës alarmante me koronavirusin në Mal të Zi. Ata poashtu kujtojnë se sipas rezultateve të djeshme ka 9,400 persona të infektuar në Malin e Zi, ndërsa numri i vdekjeve që nga fillimi i vitit është 391. Duke respektuar qëndrimet e subjekteve ekonomike dhe situatën e vështirë në të cilën ndodhen, Instituti i Shëndetit Publik, siç theksuan ata, i propozoi Trupit Koordinues Kombëtar masa shëndetësore që do të mundësonin funksionimin e ekonomisë dhe ruajtjen e vendeve të punës duke mbrojtur shëndetin e qytetarëve. “Sidoqoftë, pa mbështetjen dhe mirëkuptimin e qytetarëve, si dhe pa veprimin aktiv të shërbimeve kompetente, ne nuk mund të dalim fitimtarë nga lufta kundër koronavirusit,” theksuan nga Instituti.

SHARE