MILLATOVIQ: ËSHTË MOMENTI MË I MIRË PËR TË HYRË NË BE, BALLKANI I HAPUR ËSHTË I POLITIZUAR

Anëtarësimi i Malit të Zi është gjëja më e mirë që mund të bëjë tani Bashkimi Evropian (BE), deklaroi presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, i cili mori pjesë në forumin e tretë për dialog të Prespës, në Strugë (Maqedonia e Veriut).

Ai theksoi se iniciativa Ballkani i Hapur është politizuar në Mal të Zi dhe e vlerësoi si pozitive nëse sjell të mira për qytetarët dhe ekonominë.

“Gjeopolitikisht është koha më e mirë për të hyrë në BE. Mendoj se Brukseli e kuptoi se procesi duhet të jetë më politik. Mali i Zi nuk ka probleme me fqinjët, ne kemi dhjetë vjet që negociojmë, tashmë jemi anëtar i NATO-s, e ndryshuam qeverinë në mënyrë relativisht demokratike.. Kjo është përgjigja dhe ajo që u duhet vendeve të tjera të rajonit”, tha Millatoviq në panelin “Paqja dhe demokracia kundër luftës dhe autokracisë”.

Kur u pyet për nismën e Ballkanit të Hapur, Millatoviq tha: “Si ekonomist, jam pro që Ballkani të jetë i hapur. Kjo mund të arrihet përmes Ballkanit të Hapur ose Procesit të Berlinit. Mendoj se është një gjë e mirë, por kjo çështje kohët e fundit është politizuar shumë në Mal të Zi është paraqitur në një mënyrë ndoshta të gabuar”.

SHARE