MILLATOVIQ ME SENATORË AMERIKANË: SHBA-ja ËSHTË NJË NGA MIQTË MË TË MËDHENJ TË MALIT TË ZI

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka takuar në Uashington senatorë amerikanë, duke thënë se SHBA-ja është një aleat jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe një nga miqtë më të mëdhenj të Malit të Zi në skenën ndërkombëtare.

Siç është njoftuar nga Zyra e Presidentit, Millatoviq është takuar me Jean Shahin, Ben Cardin, Chris Murphy, Tom Tills, Roger Wicker, Jim Risch dhe Peter Welch.

“Është e nevojshme të inicohet formalizimi i një partneriteti strategjik, i cili do të synonte bashkëpunimin më intensiv mes dy vendeve tona aleate dhe mike. Për këtë do të punojmë në periudhën e ardhshme që Mali i Zi të bëhet partneri kryesor strategjik i SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor”, tha Millatoviq.

Millatoviq dha mbështetjen e tij të plotë për miratimin e Ligjit për Demokraci dhe Prosperitet të Ballkanit Perëndimor, i cili u iniciua nga senatori, duke theksuar se do të tregojë përkushtimin shtesë të SHBA-së për konsolidimin demokratik dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.

Senatorja Jean Shahin, e cila është edhe nismëtare e Ligjit për Demokraci dhe Prosperitet të Ballkanit, tha se do të vazhdojë përpjekjet e saj për miratimin e këtij ligji, i cili do të sjellë iniciativa të reja dhe do të forcojë lidhjet ekonomike mes Malit të Zi dhe SHBA-së.

Në kuadër të vizitës së tij në SHBA, presidenti i shtetit do të takohet edhe me kongresmenë të shumtë, si dhe është paraparë një ligjëratë në Universitetin John Hopkins SAIS.

SHARE