QEVERIA I KTHEN 30 MILIONË KREDIT SUISSE DHE I’A KTHEN ARIN MALIT TË ZI

Qeveria do t’i kthejë 30 milionë dollarë kredi Bankës Suisse, e cila vjen për faturim më 11 prill dhe do të lirojë rezervat e arit dhe do t’ia kthejë Malit të Zi pas një kohe të gjatë, tha Ministri i Financave dhe Mirëqenies Sociale, Millojko Spajiq. Ai tha se me këtë përfundon financimi për këtë vit dhe se cilado Qeveri që të vijë Mali i Zi është financiarisht i sigurt. Spajiq rikujton se Qeveria ka shlyer 50 milionë EUR para një viti, ndërsa në prill do të shlyejë edhe këstin e fundit. “Diku që nga viti 2,000, ne kemi shlyer ruajtjen e atij ari për gjashtë mijë dollarë në muaj. Dhe është përdorur si kolateral për kredi të ndryshme”, tha ai në konferencën për shtyp. Spajiq shpjegoi se vlera aktuale e arit është 75 milionë dollarë dhe se Mali i Zi do të bëhet pronar i vërtetë më 11 prill.

SHARE