REGJISTROHEN 428 RASTE TË REJA, MINISTRIA E SHËNDETËSISË NESËR PËR SITUATËN EPIDEMIOLOGJIKE

Në Mal të Zi, në 24 orët e fundit nga pasojat e koronavirusit, kanë humbur jetën tre persona dhe janë regjistruar 428 raste të reja të infektimit, njofton Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi kanë kryer dje analiza të 2,109 mostrave për koronavirusin e ri. Numri më i madh i rasteve të reja është në Podgoricë 117. Nga ISHP njoftojnë se brenda 24 orëve të fundit janë shëruar 418 persona. Me koronavirus janë aktualisht 2,898 raste aktive. Situata aktuale epidemiologjike e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit do të jetë temë e konferencës për shtyp që do të mbahet nesër në orën 10:00.

SHARE