Arsenali interesohet për sulmuesin Rafael Leao

Ylli i Milanit, Rafael Leao është shumë i kërkuar nga Arsenali për një kalim në Emirates gjatë afatit kalimtar të verës.

Arsenali është i etur për të investuar gjatë verës për përmirësimin e skuadrës dhe sulmi është faza ku pritet të intervenohet më shumë.

Disa emra yjesh si Alexander Isak i Real Sociedad dhe Calvert-Lewin i Evertonit janë lidhur me londinezët së fundmi, por tashmë listës i është shtuar edhe një emër.

Bëhet fjalë për yllin e Milanit, Leao, i cili ka përfunduar në listën e dëshirave të klubit nga Emirates.

Sipas mediumit italian La Repubblica, sulmuesi i Milanit është subjekt i interesimit të Arsenalit.

Topçinjtë thuhet se janë duke udhëhequr garën për sulmuesin 23-vjeçar ndaj një numri klubesh të tjera të Ligës Premier.

Megjithatë, Milani ka të ngjarë të luftojë për të mbajtur Leaon, me portugezin që aktualisht gëzon një rol kyç në formacionin e Stefano Piolit.

Leao ka shkëlqyer këtë sezon duke shënuar dhjetë gola ​​dhe gjashtë asistime në 27 ndeshje deri tani. /Telegrafi/

SHARE