KURTI: SË SHPEJTI DO TË KEMI QEVERINË E RE

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Philip Kosnett. Ky takim erdhi dy ditë pas mbajtës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, ku Vetëvendosje doli partia e parë. Në këtë takim Albin Kurti që është edhe kandidati për kryeministër, ka thënë se së shpejti Kosova do të ketë qeverinë e re. Nëpërmjet një njoftimi për media nga Vetëvendosje thuhet se në këtë takim është folur edhe për mundësin e bashkëpunimit për projekte konkrete të cilat do të ndihmojnë shtetndërtimin demokratike dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës. po ashtu është theksuar edhe thellimi i marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Kosnett shkroi se uroi Lëvizjen për fitoren ndërsa tha se temë diskutimi ishte atë çfarë e pret qeverinë e ardhshme. Gjithashtu, ambasadori kërkoi që sa më shpejtë të konstitutohet Kuvendi i ri i Republikës dhe të krijohet qeveria e re.

SHARE