Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Qeveria e Malit të Zi, të mërkurën, pa mbajtur seancë, dhe në bazë të pëlqimit të siguruar të shumicës së anëtarëve të saj, miratoi Propozimligjin për tregun e kapitalit.
Qeveria miratoi gjithashtu Propozimligjin për obligacionet e gjelbra dhe të qëndrueshme, së bashku me raportin nga konsultimi publik.
U miratuan edhe propozimet për ndryshime dhe plotësime të ligjit për emetimin dhe mbikëqyrjen e obligacioneve të mbuluara, ligjit për konglomeratet financiare, si dhe ligjit për fondet pensionale vullnetare.
Qeveria miratoi gjithashtu Propozimligjin për vlerat referente.
U miratuan propozimet për ndryshime dhe plotësime të ligjit për sanimin e shoqërive investuese, ligjit për fondet alternative të investimeve dhe ligjit për fondet e hapura të investimeve me ofertë publike.
Gjithashtu, u miratuan propozimligjet për qëndrueshmërinë operative digjitale të sektorit financiar, për sanimin e palëve qendrore kundërpalë, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurinë financiare.







