MASAT MBETEN TË NJËJTA, 40% MË PAK TË INFEKTUAR

Në dy javët e fundit, numri i të infektuarve me virusin në Mal të Zi është ulur me rreth 40 për qind krahasuar me 14 ditë më parë dhe masat aktuale në luftën kundër COVID 19 mbeten në fuqi deri më 22 dhjetor, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik. “Në dy javët e fundit numri i të vdekurve është ulur me rreth 16%, ndërsa numri i të shtruarve në spital është ulur me 24%”, njofton ISHP. Deri më sot, sipas ISHP-së, në Mal të Zi janë vaksinuar rreth 59% me dozën e parë, rreth 55% me dozën e dytë, ndërsa 13% e popullsisë së rritur ka marrë dozën e tretë. Ata thonë gjithashtu se vaksinimi së bashku me masat e përgjithshme parandaluese (mbajtja e duhur e maskës, respektimi i distancës fizike dhe higjiena personale) janë mjeti i vetëm në luftën kundër infeksionit COVID-19. Instituti i Shëndetit Publik apelon edhe një herë tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe të vaksinohen sa më shumë që të jetë e mundur”, thuhet në njoftim.

SHARE