BIDEN PAS KONFIRMIMIT TË FITORES: ËSHTË KOHA PËR FILLIM TË RI

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden ka thënë se është koha për një fillim të ri, pasi i është konfirmuar fitorja nga Kolegji Elektoral më 14 dhjetor. Në një fjalim të mbajtur pas njoftimit për fitore, ai ka thënë se demokracia e Shteteve të Bashkuara “është testuar dhe kërcënuar”, si dhe ka rezultuar se “e merr veten shpejt, është e vërtetë dhe e fuqishme”. Ai ka dënuar tentimet e presidentit amerikan, Donald Trump për të përmbysur rezultatin dhe ka thënë se “dëshira e popullit ka triumfuar”. Konfirmi i fitores së tij ka qenë një prej hapave të nevojshëm, ashtu që Biden të fitojë pozitën në Shtëpinë e Bardhë. Sipas sistemit amerikan, votuesit votojnë për “përfaqësuesit” e tyre, të cilët më pas zyrtarisht votojnë për kandidatët, disa javë pas zgjedhjeve. Demokrati, Joe Biden ka fituar 306 vota elektorale për dallim nga Trump që ka fituar 232.

SHARE