NGA SOT PËRDORIMI I GOMAVE TË DIMRIT ËSHTË I DETYRUESHËM

Në Mal të Zi sot filloi zbatimi i Urdhrit për përdorimin e detyrueshëm të gomave dimërore për të gjitha mjetet motorike, njoftoi Drejtoria e Policisë.

Neni 132 i Ligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor parashikon që në periudhën nga 15 nëntori deri më 1 prill, të gjitha mjetet e kategorisë M dhe N (mjetet për transportin e udhëtarëve dhe mjetet për transportin e mallrave) që marrin pjesë në komunikacion gjatë kushteve dimërore (reshje bore ose akull në rrugë) të gjitha rrotat duhet të kenë goma për përdorim dimëror.

Thellësia minimale e shkallës së gomave të përdorura në këtë periudhë është 4 mm.

Ata u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të përfitojnë nga kushtet aktuale të favorshme atmosferike dhe t’i përgatisin automjetet e tyre për vozitje në kushte dimërore dhe në këtë mënyrë, përveç respektimit të ligjit, kontribuojnë në sigurinë e tyre, si dhe të bashkëudhëtarëve dhe përdoruesve të tjerë të rrugës. 

SHARE