Pa rajon stabil, nuk ka as Bashkim Evropian stabil, kurse roli i Malit të Zi, këtu është i rëndësishëm, deklaroi Presidenti i Parlamentit Evropian Antonio Tajani, gjatë takimit në Strasburg me Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq.
Gjatë ditës së dytë të punës së Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit të Bashkimit Evropian dhe të Malit të Zi, parlamentarët diskutuan lidhur me bashkëpunimin rajonal, stabilitetin në Ballkan dhe reformat ekonomike. Seanca e gjashtëmbëdhjetë e POSP-së, u përmbyll me miratimin e Propozimit të Deklaratës dhe të rekomandimeve.