ZGJEDHJET KONFIRMUAN PËRPARIMIN NË ZHVILLIMIN E DEMOKRACISË

Zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale konfirmuan përparimin në zhvillimin demokratik të shoqërisë malazeze dhe ato gjithashtu treguan se Mali i Zi e kupton procesin e demokracisë, tha Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq. Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, ai vlerësoi se është detyrim yni të vazhdojmë të promovojmë demokracinë, lirinë, barazinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit. “Për të inkurajuar pjesëmarrjen demokratike,  duhet të jemi transparent dhe të përgjegjshëm. Zgjedhjet e fundit konfirmuan përparimin në zhvillimin demokratik të shoqërisë malazeze. Ata treguan se Mali i Zi e kupton procesin e demokracisë. Dhe riafirmuan rëndësinë e forcimit të institucioneve demokratike, duke përfshirë aftësinë për të forcuar qëndrueshmerinë, gjë që do të forcojë rezistencën në lidhje me format gjithnjë e më të shumta të manipulimit dhe dezinformimit,” tha Gjukanoviq. Vetëm me, siç tha ai, pjesëmarrje të plotë, përgjegjësi dhe bashkëpunim, “mund të forcojmë besimin dhe përparimin drejt qëllimit që vlerat më të larta të demokracisë të jenë realiteti i çdo individi”.

SHARE