KANAL I POSAÇËM NË YOUTUBE PËR ARSIMIN NË GJUHËN SHQIPE

Drejtori gjeneral në drejtorinë e arsimit, Marash Dukaj, deklaroi se është realizua krijimi i një KANALI të posaçëm në YOUTUBE enkas për arsimin në gjuhën shqipe, në të cilin mund të gjinden të gjitha mësimet.

“Së bashku po kalojmë një situatë të paparashikuar, që na vuri përballë mungesës së komunikimit të drejtpërdrejtë, të shkëputjes tuaj nga shkolla dhe qëndrimit në shtëpi, nga ku nisëm sfidën e radhës, të mësimit nga shtëpia. Ministria e arsimit në bashkëpunim me Ju dhe të gjitha institucionat relavante, pa ndalur jemi duke punuar që viti shkollor të përfundohet me sukses!” thuhet në njoftimin e Dukaj.

Vlerësohet që ky kanal do të mbetet edhe një arkiv i kohës moderne i cili, ndër të tjera do të dëshmoj edhe punën e palodhur të mësimdhënësve gjatë kësaj kohe.

“E gjithë puna jonë, ka vetëm një qëllim, t’ju ofrojmë më të mirën, t’ju përgatisim, t’ju ndihmojmë me synimin që ju të fitoni rezultate të dëshiruara. Arsimimi juaj, marrja e dijeve është qëllimi ynë, urojmë më të mirën në këtë situatë për Ju. Jemi të sigurtë që të gjithë bashkë do t’ja dalim!” theksohet në njoftim.

Të gjitha materialet mund ti gjeni në linkun:

https://www.youtube.com/channel/UCPHjS1jRcxWew4RSNzHS1Og
SHARE