KKSH: KËTË VIT ANKETIMI I MATURANTVE ZHVILLOHET ONLINE

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi ka zhvilluar për çdo vit anketimin me maturantët shqiptarë në Mal të Zi lidhur me preferencat e tyre për programet e studimit që duan t’i ndjekin, për universitetin dhe shtetin ku planifikojnë të studiojnë, me qëllim të kërkimit (sigurimit) të kuotave nga ministritë e arsimit të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, në përputhje me kërkesat e maturantëve tanë. Këtë vit, meqë për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, janë të detyruar që anketimin ta zhvillojëë online. “Për këtë arsye, i lusim të gjithë maturantët shqiptarë që janë të interesuar për të vazhduar studimet e larta, të plotësojnë formularin në web faqen e KKSH-së www.knsh.me , te rubrika “Këndi i maturantit” (http://knsh.me/kendi-i-maturantit/), ose të dërgojnë e-mail në adresën e KKSH-së kksh.mn@gmail.com. Nëse vendosni për variantin e dytë, e-maili duhet të përfshijë të dhënat sipas formularit. Afati për plotësimin e formularit (dërgimit të e-mailit) është deri më 20 maj 2021,” thuhet në njoftimin e KKSH-së.

SHARE