Me ndarjen e radio frekuencave nga diapazoni 5G në vlerë prej 8.8 milionë euro, Mali i Zi bëhet lider në fushën e telekomunikacionit në rajon, gjë që tregon edhe një herë se jemi në rrugën e duhur, tha ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Goran Gjuroviq.
Ai këtë e tha me rastin e dhënies zyrtare të miratimit për shfrytëzimin e radio frekuencave operatorëve Telekom-it , Mtel dhe One.
Gjuroviq deklaroi se Mali i Zi ishte i pari në rajonin e Ballkanit Perëndimor që zhvilloi një ankand për ndarjen e radio frekuencave dhe se shërbimet 5G tani janë në dispozicion për më shumë se 70% të popullsisë së vendit.