Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Kryetari i Cetinës, Nikolla Gjurashkoviq, ka takuar sot kryeministrin e Malit të Zi Millojko Spajiq, lidhur me tragjedinë e fundit që ka ndodhur në Cetinë dhe i ka prezantuar konkluzionet e miratuara nga Kuvendi i Cetinës në seancën e 10 janarit dhe këmbënguli në zbatimin e tyre.
Sipas zyrës së Gjurashkoviqit, ata diskutuan hapat e mëtejshëm drejt ofrimit të mbështetjes për familjet e viktimave dhe përmirësimit të sigurisë së të gjithë qytetarëve të Cetinës.
“Kryeministri theksoi se Qeveria e Malit të Zi mbetet e përkushtuar që të ofrojë ndihmën e nevojshme për ta ndihmuar Cetinën që ta kalojë këtë periudhë të vështirë. Gjurashkoviq theksoi rëndësinë e veprimit të koordinuar nga pushteti lokal dhe institucionet shtetërore për të ndërmarrë veprime parandaluese në periudhën e ardhshme dhe për të mbrojtur sigurinë e qytetarëve”, thuhet në deklaratë.
Gjatë takimit u diskutuan edhe masat afatgjata, duke përfshirë investime shtesë në sektorin e sigurisë, sistemet e sigurisë dhe shëndetit në nivel lokal dhe shtetëror.