KOREJA E VERIUT NË ALARM / QYTETARËT “PËRVËLOHEN” NGA TEMPERATURAT E LARTA

Mercury thermometer marking 39 degrees Celsius 100 Fahrenheit in a sunny day. Summer heat shown on mercury thermometer against the blue sky. Sunlight with sun flares.

Koreja e Veriut po përballet me temperatura ekstremisht të larta.

Kjo situatë ka bërë që autoritetet të vihen në alarm, pas regjistrimeve të fundit.

Banorët e kryeqytetit të Koresë së Veriut, Pyongyang, kanë lëvizur nëpër rrugë duke përdorur çadra dhe kapele, për t’i rezistuar sadopak temperaturave të larta.

Termometri ka shënuar gjatë kësaj të marte 37 gradë celsius, temperaturë e pazakontë për vendin.

Departamenti i parashikimeve të Administratës Shtetërore Hidro-Meteorologjike po vëzhgon situatën për të bërë përditësimet në lidhje me situatën.

SHARE