MALI I ZI ËSHTË I BASHKUAR RRETH NJË QËLLIMI TË PËRBASHKËT – ANËTARËSIMIT NË BE

Mali i Zi është i bashkuar rreth një qëllimi të përbashkët – anëtarësimit në Bashkimin Evropian, gjë e cila u dëshmua me konsensusin në Qeveri, por edhe me votën pothuajse unanime të ligjit IBAR në Kuvend, tha ministrja e Çështjeve Evropiane Maida Gorçeviq në takimin me delegacionin e Grupit të Miqësisë së Këshillit Kombëtar të Austrisë me Malin e Zi.

Ajo shtoi se e gjithë shoqëria, por edhe të gjithë aktorët politikë, janë të vetëdijshëm për momentin në të cilin ndodhet Mali i Zi sa i përket anëtarësimit në BE dhe se kjo është një mundësi që nuk duhet ta humbasim.

Kryetari i Grupit të Miqësisë së Këshillit Kombëtar të Austrisë me Malin e Zi, Maksimilian Kellner, tha se ishte i befasuar këndshëm nga sa ambicioz dhe i bashkuar është Mali i Zi kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE dhe se Austria mbështet fuqishëm proceset reformuese dhe rrugën evropiane të Malit të Zi.

Ai tha se shpreson në bashkëpunim edhe më të fortë mes dy vendeve, si dhe se Këshilli Kombëtar Austriak është në dispozicion për të gjithë mbështetjen dhe ndihmën që i nevojitet Malit të Zi.

SHARE