QEVERIA MIRATON ANEKSIN E RAPORTIT TË KE-së

Qeveria ka miratuar sot Aneksin e Raportit Vjetor të Komisionit Evropian për Malin e Zi. Në seancën e sotme të Qeverisë, kryenegociatorja Zorka Kordiq tha se Aneksi i dorëzuar nga Mali i Zi paraqet një pikënisje të rëndësishme për Komisionin Evropian gjatë përgatitjes së Raportit vjetor për Malin e Zi, i cili thekson rezultatet e arritura dhe jep rekomandime për punë të mëtutjeshme. “Aneksi përfshin aktivitetet e zbatuara në lidhje me kornizën strategjike dhe legjislative, zbatimin e trashigimisë ligjore dhe rezultate të tjera të rëndësishme për procesin e negociatave për periudhën nga 15 qershor 2021 deri më 20 mars 2022, si dhe të dhëna statistikore në lidhje me bilancet, kapacitetet administrative, treguesit ekonomikë dhe financiarë dhe raportime të ngjashme për periudhën 1 janar 2021 – 31 dhjetor 2021”, thuhet në njoftimin e Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë së Malit të Zi nga Sektori për informimin e publikut për Bashkimin Evropian dhe procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. “Ne kemi paraqitur në detaje gjendjen e negociatave në fushën e kritereve politike dhe ekonomike, si dhe reformat e administratës publike, si dhe gjendjen e detyrimeve të anëtarësimit për kapitullin 33,” tha Kordiq.

SHARE