TË GJITHA NJËSITË NË SHTËPINË E SHËNDETIT NË AEROPORTIN E VJETËR RIKTHEHEN NË FUNKSION

Qendra Shëndetësore e Podgoricës njofton opinionin se nga sot në objektin Aeroportin e Vjetër funksionojnë sërish shërbimet Laboratorike, Pediatrike dhe Gjinekologjike. Ata rikujtojnë se pas zhvendosjes së qendrës së Covid-it në objektin në Donja Gorica, dhe me këtë kthimit në funksionim të rregullt të objektit në Aeroportin e Vjetër, pas përgatitjes së detajuar mjekësore dhe logjistike të objektit, të gjitha njësitë janë kthyer në funksion dhe në dispozicion të qytetarëve të Podgoricës. “Shfrytëzojmë rastin të falënderojmë edhe një herë kryeqytetasit për durimin dhe partneritetin e tyre në periudhën që lame pas. Qendra Shëndetësore e Podgoricës rregullisht do ta informojë publikun për planet dhe aktivitetet e mëtejshme”, thuhet në njoftim.

SHARE