KRYEBASHKIAKU I PODGORICËS, IVAN VUKOVIQ,  VIZITON KOMUNËN E TUZIT

Kryebashkiaku i Podgoricës, Dr Ivan Vukoviq, me bashkëpunëtor vizitoi sot Komunën e Tuzit, ku u prit nga Kryetari i Komunës së Tuzit Abedin Axhoviq, me bashkëpunëtorë.

Takimi u mbajt në sallën për takime të Komunës së Tuzit.

Në Konferencën për Media Vukoviq, uroi Kryetarin e Komunës së Tuzit, Abedin Axhoviq dhe qytetarët e Malësisë, për statusin e ri të Komunës së pavarur. Ai tha se si Kryeqytet ata mbeten të përkushtuar për zhvillimin e kësaj treve dhe gjerat të cilat janë në interes për qytetarët e këtij vendit.

“Dua të ju informoi se në bazë të asaj që ligji në obligon, ne do të bëjmë hapat e parë për formimin e grupit punues i cili do të merret me çështjet të cilat dalin nga vendimet që janë marrë, para së gjithash për ato që kanë të bëjnë me ndarjen e kufijve, çështjeve të pronës dhe çështjeve ligjore”, deklaroi Vukoviq.

Ndërkohë Kryetari i Komunës së Tuzit, Abedin Axhoviq,  falënderoi Kryebashkiakun e Podgoricës Ivan Vukoviq, për vizitën. Axhoviq u shpreh se dihet që Tuzi, fitoi statusin e Komunës së plotë nga 1 shtatori i këtij viti, mirëpo nuk pritet që për krye nate të bëhen ndryshime të mëdha, në funksionimin e saj.

SHARE