BIDEN: LUFTA E RUSISË NË UKRAINË, GJENOCID

Vladimir Putin po përpiqet të fshijë tërësisht idenë e dikush mund të quhet ukrainas, deklaroi Joe Biden, i cili e akuzoi hapur presidentin rus se projektoi një “genocid” në vendin fqinj. “Buxheti i familjes suaj, mundësia për të mbushur serbatorin, asnjë prej këtyre nuk duhet të varet nga nëse një diktator shpall luftë dhe bën gjenocid gjysmë bote larg”, tha Presidenti Biden gjatë një vizite në shtetin amerikan Ajoua për të njoftuar një program që do të ndihmojë në uljen e çmimit të karburantit. Shefi i Shtëpisë së Bardhë e mbrojti vendimin e tij për t’i quajtur gjenocid veprimet e Rusisë.” E quajta genocid, dhe provat po shtohen. Le t’i lëmë juristët të vendosin ndërkombëtarisht nëse kualifikohet apo jo ky përcaktim si i tillë, por mua më duket pikërisht kështu. Më herët, Bidene ka quajtur homologun rus kriminel lufte dhe kërkoi që ai të dalë para drejtësisë pasi u zbuluan mizoritë në rrethinat e Kievit. “Ky njeri është brutal, dhe ajo ç’po ndodh në Bucha është revoltuese, dhe të gjithë e kanë parë”, tha atëherë Biden. Për javë të tëra, zyrtarët perëndimorë dhe ata ukrainas kanë folur për evidenca në rritje të atyre që i quajnë mizori sistematike dhe krime lufte që po kryhen nga forcat ruse ndërsa tërhiqen nga disa pjesë të Ukrainës. Por, nëse kishte ndonjë shpresë se Rusia mund t’i jepte fund së shpejti sulmit të saj të mbi një muaji e gjysëm në Ukrainë, Presidenti Putin i fiku ato gjatë një fjale në stacionin e nisjeve për në hapësirë, Vostochny, në pjesën e largët lindore të Rusisë. Udhëheqësi rus tha se lufta do të vazhdojë derisa ushtria të arrinte ato që i quajti objektivat “fisnike” të vendit të tij, ndërsa fëjsoi Kievin për prishjen e bisedimeve për paqe. “I jemi rikthyer një situate pa krye”, tha Putin për negociatat, duke shtuar se Rusia nuk ka zgjedhje tjetër përveç se të vazhdojë. Një ditë pasi ministri britanik i forcave të armatosura James Heappey deklaroi se nëse provohet se Rusia ka ndërmarrë sulme kimike në Ukrainë, Anglia mund të dërgojë trupa atje, sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken se Shtëtet e Bashkuara ende nuk e konfirmojnë dot një gjë të tillë, megjithatë shtoi ai, ne po vazhdojmë verifikimet.

SHARE