Tiktokerja Julie Eigenmann postoi një video, në të cilën u shpjegon ndjekësve të saj se si mund të përmirësojnë butësinë dhe ta freskojnë erën e peshqirëve.
Ajo theksoi se është e rëndësishme përdorimi i një detergjenti me përbërës natyralë. Kjo është diçka që duhet ta kontrolloni patjetër përpara se ta blini.
Më pas shtoi uthull të bardhë të distiluar që është një zbutës natyral që ka erë të mirë dhe është një opsion më i shëndetshëm për lëkurën.
Gjithmonë duhet t’i lani peshqirët në ujë të ngrohtë, gjegjësisht të nxehtë. Më pas Julie i vendos në raftin e tharjes dhe pret rreth 45 minuta.
Pas kësaj i vendos në tharëse për 20-25 minuta. Nëse dëshironi, mund të blini edhe topa për tharjen e rrobave dhe t’i hidhni disa pika vaj esencial për t’i bërë rrobat të kenë aromë akoma më të mirë. /Telegrafi/