KAJOSHAJ, KRNIQ DHE AXHOVIQ, FITUES TË „ÇMIMIT TË KOMUNËS SË TUZIT – 15 DHJETORI“ PËR VITIN 2019

Juria për ndarjen e Çmimit të komunës së Tuzit për vitin 2019, e emëruara nga ana e Kuvendit të komunës së Tuzit, në përbërje: Marash Dukaj – kryetari i Jurisë; anëtarët e jurisë: Shemsudin Lulani, Mark Junçaj dhe Sellman Laçeviq në seancën e mbajtur më 09.12.2019, njëzëri ka sjellë vendim që Çmimi i Komunës së Tuzit për vitin 2019, të ndahet: Omer Kajoshaj – Kontribut për punë humanitare, Edin Krniq – shkrimtar dhe reporter i udhëtimeve – Kontribut në paraqitjen e emrit të Komunës së Tuzit dhe Malit të Zi nëpër botë si dhe Ruzhdija Axhoviq – Kontributi në afirmimin e vlerave themelore krijuese, të rëndësishme për Komunën e Tuzit dhe më gjerë, në fushat letrare, gazetareske dhe publicitare.

SHARE