HRAPOVIQ: DO TË MBAJMË STAFIN MË TË MIRË MJEKËSOR

Ministria e Shëndetësisë së MZ, do të mbështesë studentët më të mirë të mjekësisë dhe mjekët e rinj dhe do t’u mundësojë atyre  përsosjen në institucionet më refereruese, në mënyrë që njohuritë profesionale ti zbatojnë në Mal të Zi, deklaroi Ministri i Shëndetësisë së Malit të Zi, Kenan Hrapoviq.

Hrapoviq me  bashkëpunëtorë dhe koordinatorja e programit të studimit  të Farmacisë pranë Fakultetit të Mjekësisë, Zorica Potpara, biseduan sot me studentët mjekësorë dhe mjekët e rinj, të cilët gjatë studimit kishin notat mesatare më të larta dhe rezultatet më të mira.

“Qëllimi ynë është q ëmë të mirët ti mbajmë në sistemin e kujdesit shëndetësor të Malit të Zi dhe t’ju mundësojmë që ti merrni njohuritë më të mira mjekësore nga institucionet më referuese në Evropë , kurse Qeveria e Malit të Zi dhe Ministria e Shëndetësisë kanë vullnet dhe këtë mund të ua sigurojnë”, tha Hrapoviq, duke theksuar se ky takim shënon një epokë të re në krijimin e politikës kadrovike kur është fjala për mjekësi.

SHARE