POLICIA NË CETINË KA VEPRUAR NË MËNYRË PROFESIONALE DHE EFIKASE

Policia gjatë ngjarjeve në Cetinë me 4 dhe 5 shtator ka vepruar në mënyrë efikase dhe profesionale, ka deklaruar zëvendëskryeministri i Qeverisë Dritan Abazoviq,  duke shtuar se kjo është konstatuar edhe në raportin, të cilin e ka hartuar Komisioni i zyrës qeveritare për koordinimin operativ  të shërbimeve të sigurisë. Ai ka theksuar se mbledhja e zyrës është mbajtur sot, kurse deklarimi definitiv për raportin është shtyrë për shkak të mungesës së kryetarit të komisionit Dragan Ivanoviq i cili në mbledhje ka munguar me arsye. Abazoviq ka theksuar se në mbledhje ka mbizotëruar qëndrimi se në raport nuk është potencuar sa duhet roli i Prokurorisë shtetërore në pengimin të rreziqeve potenciale për ngjarjet në Cetinë me 4 dhe 5 shtator.

SHARE