E ngarkuara me punë, Nancy VanHorn është takuar sot me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasanin.
Në një njoftim përmes rrjeteve sociale, Ambasada e SHBA thotë se në fokus të këtij takimi kanë qenë diskutimet për çuarjen përpara të interesave të përbashkëta dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh.
VanHorn shprehu mirënjohjen në emër të qeverisë së SHBA për mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë në nismat rajonale të sigurisë dhe rikonfirmoi partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
“E ngarkuara me punë Nancy VanHorn u takua sot me Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, për të diskutuar çuarjen përpara të interesave të përbashkëta dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh. Znj. VanHorn shprehu mirënjohjen në emër të Qeverisë së SHBA për mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë në nismat rajonale të sigurisë dhe rikonfirmoi partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, njofton Ambasada e SHBA.
Gjithashtu, ministri Hasani në një postim në rrjetin social “X” ka thënë se mezi presin avancimin dhe thellimin e përbashkët të lidhjes mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
“Mirë se erdhe në Shqipëri, Nancy VanHorn! Mezi presim avancimin dhe thellimin e përbashkët të lidhjes unike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara”, shkruan ministri Hasani.