AKSIONI “ÇMIME TË LIMITUARA” KA PËRMBUSHUR QËLLIMIN E TIJ KRYESOR — RUAJTJEN E STANDARDIT TË QYTETARËVE DHE NDALIMIN E RRITJES SË ÇMIMEVE

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Dje është mbajtur mbledhja e parë konstituive e Trupit Koordinues për Monitorimin dhe Analizën e Lëvizjeve të Çmimeve të Produkteve me Rëndësi të Veçantë për Jetën dhe Shëndetin e Njerëzve.

Siç thuhet në njoftim, në këtë mbledhje, e cila u kryesua nga zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike dhe njëherësh ministër i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, u shqyrtua dhe u miratua Rregullorja mbi punën e këtij trupi koordinues.

Po ashtu, janë analizuar informacione mbi situatën aktuale në treg dhe efektet e deritanishme të aksionit për kufizimin e marzhave.

Edhe pse Qeveria e Malit të Zi ka ndërmarrë më herët një sërë masash për kufizimin e marzhave të shitjes me pakicë dhe shumicë, shfaqja e sfidave të caktuara në këtë fushë, duke përfshirë bojkotet nga zinxhirët tregtarë, kërkon monitorim dhe analizë të vazhdueshme.

Prandaj, në këtë mbledhje një theks i veçantë është vënë te diskutimi mbi propozimet për veprime të mëtejshme drejt stabilizimit të çmimeve të produkteve bazë.

Gjithashtu, në këtë mbledhje janë krijuar kushtet për vendosjen e dialogut me të gjithë aktorët relevantë me qëllim të shqyrtimit të situatës së përgjithshme në treg dhe propozimit të masave që do të kontribuojnë në mbrojtjen e konsumatorëve dhe ruajtjen e stabilitetit ekonomik.

Në fund, është konstatuar se aksioni “Çmime të Limituara” ka dhënë rezultate të shkëlqyera dhe ka përmbushur qëllimin e tij kryesor — ruajtjen e standardit të qytetarëve dhe ndalimin e rritjes së çmimeve.

SHARE