FATURA MESATARE PËR ENERGJINË ELEKTRIKE NË DHJETOR ËSHTË 46,75 EURO

Foto: Shutterstock

Fatura mesatare për energjinë elektrike për familjet në nivelin e Malit të Zi, duke përjashtuar matjet jo të lexuara në objektet që nuk janë të banuara vazhdimisht, është 46,75 euro, njofton Elektroekonomia e Malit të Zi.

“Familjet në Zhablak shënojnë konsum mesatar më të ulët, në vlerë prej 20,48 euro, ndërsa konsumimi më i lartë mesatar i muajit të kaluar është regjistruar në Tivat, ku familjet kanë konsumuar në mesatarisht energji elektrike në vlerë prej 59,5 euro”, thuhet në njoftim.

  • Faturë deri në 30 euro do të kenë 54,74% e familjeve
  • Faturë nga 30 deri në 50 euro do të kenë 13,4% e konsumatorëve
  • Faturë nga 50 deri në 100 euro do të kenë 20,02% e konsumatorëve
  • Konsumi mbi 100 euro është regjistruar tek 11,83% e konsumatorëve

“Numri i konsumatorëve që kanë përfituar ulje prej 38% në energjinë aktive është 115,46 mijë, që përbën 28,16% të familjeve në Mal të Zi”, thanë nga EEMZ.  

Në njoftim po ashtu theksohet se 52,12 mijë konsumatorë, ose 12,71%, kanë përfituar ulje prej 21,5% gjithashtu në energjinë aktive. Përveç kësaj, 261,04 mijë konsumatorë, ose 63,67%, kanë përfituar ulje shtesë prej 6,4% në shërbimet e rrjetit.

“Gjithashtu, 15,56 mijë familje në Plevla, me vendim të Bordit të Drejtorëve, kanë përfituar 50% ulje për të reduktuar ndotësit e ajrit, duke pasur parasysh rëndësinë e subjekteve energjetike si Miniera e Qymyrgurit e Plevlës dhe Termocentrali i Plevlës për stabilitetin energjetik të Malit të Zi”, thuhet në njoftim.

Familjet në dhjetor të vitit të kaluar konsumuan 168,31 milion kilovat-orë (kWh) energji elektrike, që është 26,66% më shumë krahasuar me konsumimin e regjistruar në nëntor të vitit të kaluar, dhe 3,6% më shumë krahasuar me dhjetorin e vitit 2024.

SHARE