INSTITUTI: SI PASOJË E KORONAVIRUSIT VDIQËN 7 PERSONA, NDËRSA U INFEKTUAN 219 PERSONA

Në Mal të Zi, në 24 orët e fundit, shtatë persona kanë vdekur nga efektet e virusit korona dhe janë regjistruar 219 të rinj të infektuar, sipas Institutit të Shëndetit Publik (ISHP). Janë analizuar 1,810 mostra për koronavirusin e ri, dhe përqindja e rasteve të reja pozitive në numrin total të testuar për 09.12.2021 ishte 12.1%. Gjatë ditës së djeshme, shtatë vdekje të lidhura me infeksionin SARS-CoV-2 u raportuan nga këto komuna: Podgorica (4), Bijello Pole (1), Tivar (1) dhe Nikshiq (1). Deri në orën 15:00 u raportua shërimi i 229 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 2,006.

SHARE