ANULOHET VENDIMI PËR HARTIMIN E PLANIT DETAJ URBANISTIK “PINJESH – PYLLI I PISHAVE”, NË KOMUNËN E ULQINIT

Qeveria e Malit të Zi dje në mbledhjen e rregullt solli vendimin për anulimin e Vendimit për hartimin e Planit Detaj Urbanistik “Pinjesh – Pylli i Pishave”, në komunën e Ulqinit. Njëkohësisht u tërhoq edhe Vendimi për hartimin e Planit Detaj Urbanistik “Hotelet dhe vilat e kategorisë së Lartë”, në Pinjesh. Rikujtomë se qytetarët e Ulqinit, në disa tubime protestuese, kanë kërkuar ndalimin e hartimit të Planit Detaj Urbanistik dhe vendosjen e moratoriumit në ndërtim në brezin nga vilat e ish-hotelit “Galeb” deri mbas hotelit “Albatros”, ndërsa peticionin e kanë nënshkruar disa qindra qytetarë të Ulqinit.

SHARE