AMAZON HUMBET 1 TRILIONË DOLLARË / KOMPANIA E PARË NË HISTORI, E NDËSHKOI FUNDI I PANDEMISË

Amazon është bërë kompania e parë në botë që humbet 1 trilionë dollarë në vlerë tregu duke arritur në 879 miliardë dollarë të mërkurën, nga 1.88 trilionë dollarë që vlente ajo në 2021. Amazon, e Jef Bezos, nuk është e vetmja kompani që ndjen ndikimin e një ekonomie të lëkundur dhe rikthimin e normalitetit pas heqjes së masave të pandemisë. Edhe kompania Microsoft nga 2.5 trilionë dollarë që vlente më parë ka arritur tani kuotën e 1.78 milionë dollarëve. Ndërsa Meta e Mark Zuckerberg vlen në treg 285 miliardë dollarë nga 1 trilion dollarë që vlente në gusht të vitit të shkuar. Pas një ngritjeje të shpejtë dhe marramendëse në vitet e pandemisë, kompanitë teknologjike por edhe sektorë të tjerë, po bien frikshëm tani. Sektori i shitjes së videolojërave, është në pikiatë. Po ashtu edhe mediat vizive që lulëzuan në 2021. Por gjigandë si Netflix, vazhdojnë të gjenerojnë të ardhura mes paqëndrueshmërisë financiare globale. Rënia e blerës së amazon ka detyruar drejtuesit e kompanisë që të rishikojnë strategjinë për uljen e kostove. E kjo mund të përfshijë pezullimin apo anulimin e projekteve jofitimprurëse e ndoshta edhe ristrukturimin e stafit.

SHARE