ISHP: 7 TË VDEKUR, 711 RASTE TË REJA ME KORONAVIRUS

711 raste të tjera të koronavirusit janë regjistruar në Malin e Zi, ndërsa shtatë persona të infektuar me Covid 19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik. Që nga rezultatet e djeshme, shtatë vdekje në lidhje me Covid19 janë raportuar në Institut në pacientë nga Cetinje (2), Bijello Pole, Andrijevica, Podgorica, Kolashin dhe Zhablaku. Në 24 orët e fundit, shërimi u raportua në 164 pacientë. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e zbuluara rishtas, si dhe numrin e të rikuperuarve në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve COVID19 aktualisht aktive në Malin e Zi është 7,967, ndërsa në komunën e Tuzit, 33.

SHARE