BASHKËPUNIMI MIDIS MALIT TË ZI DHE SLLOVENISË ËSHTË I RËNDËSISHËM NË PROCESIN E INTEGRIMIT NË BE

Bashkëpunimi midis Malit të Zi dhe Sllovenisë ka qenë gjithmonë jashtëzakonisht i rëndësishëm në rrugën drejt pavarësisë dhe integrimit Evropian dhe NATO, tha Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq gjatë një takimi me Ambasadorin Slloven në Malin e Zi Gregor Presker me rastin e 10 vjetorit të procesit Brdo-Brioni. Siç u njoftua nga kabineti i tij, Gjukanoviq konfirmoi gatishmërinë e shprehur më parë për të marrë pjesë në takim, duke shtuar se takime të tilla janë gjithmonë të vlefshme në kontekstin e forcimit të bashkëpunimit dhe perspektivës evropiane të vendeve në rajon. Sllovenia ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në cilësinë e proceseve tona të reformës, tha Gjukanoviq, duke theksuar rolin e saj në përparimin e rajonit, duke pasur parasysh se vendi është një model dhe udhëzues për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjatë takimit, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për situatën aktuale politike në Mal të Zi.

SHARE