Në seancën e sotme, Këshilli Social votoi në mbështetje të programit Europa tani. Ministri i Financave në Mal të Zi, Millojko Spajiq, tha se ky ishte një hap i madh përpara, dhe se punonjësit do të ndjejnë një rritje të pagave në fillim të vitit të ardhshëm, dhe punëdhënësit do të ndjejnë më pak ngarkesë pune. Të rikujtojmë se në fund të muajit të kaluar, Spajiq njoftoi se kontributet e sigurimeve shëndetësore do të hiqen vitin e ardhshëm dhe se paga minimale do të rritet në 450 euro, dhe mesatarja në 700 euro. “Kjo është një ditë e madhe për Malin e Zi. Unë mendoj se punëtorët do ta ndiejnë atë mbi pagat e tyre shumë shpejt, nga fillimi i vitit të ardhshëm. Është një masë konkrete. Nga ana tjetër, punëdhënësit do të ndiejnë lehtësim sa i përket ngarkesës së punës, dhe kështu do të zvogëlojnë barrierat e biznesit,” tha Spajiq. Duke folur për fondet nëFondin e Shëndetit, ai theksoi se do të zëvendësohet me masa që lidhen me akcizat për produktet jo të shëndetshme, taksimin progresiv dhe ligjin për lojërat e fatit. “Efekti në buxhet është plotësisht i qëndrueshëm dhe ne nuk jemi të shqetësuar për këtë,” shtoi Spajiq.