NIMANBEGU: NËSE EKZISTON NDONJË QËLLIM I FSHEHUR NË MARRËVESHJE, DO TË ZBULOHET

Nuk mund të harrojmë atë që udhëheqësit e Frontit Demokratik u kanë thanë votuesve të tyre gjatë fushatës, atë që kanë thënë për njohjen e Kosovës, ndryshimin e simboleve në Mal të Zi, rrugën drejt NATO-së dhe BE-së, tha për gazetën “Pobjeda”, Genci Nimanbegu nga Lista Shqiptare. Ai tha se tre koalicionet nënshkrues të marrëveshjes do të kenë shumë mosmarrëveshje, duke pasur parasysh se diçka nënshkruhet në mëngjes, dhe në mbrëmje personi i dytë në listë e mohon atë. Nimanbegu tha se nuk mund të thotë pozicionin e Listës Shqiptare mbi marrëveshjen, sepse duhet të harmonizojnë qëndrimet brenda listës. “Nëse ekziston ndonjë qëllim i fshehur kur bëhet fjalë për këtë marrëveshje, ajo do të zbulohet së shpejti,” tha ai. Nimanbegu vuri në dukje se Lista Shqiptare nuk ka marrë asnjë ftesë zyrtare për bisedime mbi qeverinë e re. “Mendoj se brenda koalicionit kanë mosmarrëveshje rreth asaj se si pakicat do të merrnin pjesë në qeveri,” tha Nimanbegu.

SHARE