KRYEMINISTRI SPAJIQ, NË PRITJEN E ORGANIZUAR NGA PRESIDENTI AMERIKAN BIDEN

Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq dhe bashkëshortja e tij Millena morën pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe Zonja e Parë Jill Biden në Shtëpinë e Bardhë për të shënuar 75 vjetorin e Aleancës së NATO-s.

Në pritje morën pjesë krerët e shteteve dhe qeverive të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, si dhe përfaqësues të vendeve partnere.

Në margjinat e Samitit, kryeministri pati takime dhe bisedime të shumta me liderët e vendeve anëtare, duke përfshirë presidentin e SHBA-së Joe Biden, presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez, kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe kryeministrin islandez Bjarni Benediktsson dhe shumë zyrtarë të tjerë.

SHARE