ZENKA: TË DALIM NGA KJO SITUATË MË TË FORTË, MË TË SHËNDETSHËM DHE MË TË BASHKUAR

Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave në Mal të Zi, Mehmed Zenka, me rastin e festës së Pashkëve, i dërgoi urimet e tij të përzemërta Arqipeshkvit të Tivarit, Imzot Rrok Gjonlleshaj.

“Le të jetë kjo festë e madhe e krishterë në paqe shpirtërore, mirëkuptim dhe solidaritet dhe le të forcojë dhe theksoi vlerat e qëndrueshme njerëzore në Mal të Zi. Në një kohë kur gjithçka ka ndalur për shkak të pandemisë COVID19, të gjithë ne të tregojmë solidaritet dhe forcë për të dalë nga kjo situatë më të fortë, më të shëndetshëm dhe më të bashkuar,” theksoi Ministri Zenka.

SHARE