JOVOVIQ: DO TË JETË MË E LEHTË TË KRAHASOHEN KOSTOT NË BANKA, E MUNDUR TË HAPET LLOGARIA EDHE PA VENDBANIM

Qytetarët që nuk kanë vendbanim ose janë në gjendje të keqe financiare mund të hapin një llogari bankare në Mal të Zi nga e hëna, 9 janar, si dhe është e mundur një krahasueshmëri më e mirë e kostove të tarifave në banka të ndryshme. Ligji për krahasueshmërinë e tarifave të lidhura me llogarinë e pagesës së konsumatorit, transferimin e llogarisë së pagesës së konsumatorit dhe një llogari pagese me shërbimet bazë ka hyrë në fuqi prej pardje. Banka Qendrore e Malit të Zi njoftoi se ligji do të mundësojë përfitime të shumta për konsumatorët. Drejtori i Departamentit për Transaksionet e Pagesave të Bankës Qendrore të Malit të Zi, Andrija Jovoviq theksoi se me miratimin e Ligjit Mali i Zi e ka harmonizuar plotësisht kornizën legjislative në fushën e transaksioneve të pagesave me rregulloret e Bashkimit Evropian.

SHARE