IBRAHIMOVIQ: REZULTATI I BIZNESIT NË MINUS 29 MILIONË EURO

Rezultati afarist i të gjitha kompanive në sektorin energjetik nga 1 shtatori i këtij viti është në shumën negative prej mbi 29 milionë, ka bërë të ditur zëvendëskryeministri dhe ministri i investimeve kapitale, Ervin Ibrahimoviq.  Krahasuar me vitin 2020, siç bëri të ditur ai, kjo është një rënie prej 85 milionë eurosh. Në seancën e Qeverisë, Ibrahimoviq tha se janë të vetëdijshëm për gjendjen në sferën e energjetikës dhe sfidat në atë fushë dhe se kushtet hidrometeorologjike nuk kanë qenë të favorshme, por se disa faktorë kanë ndikuar në deficitin në llogarinë e kompanive energjetike. Ai tha se kishte shumë punësim. “Janë punësuar 1400 njerëz, gati 40 për qind më shumë se në vitin 2020”, theksoi Ibrahimoviq. Kryeministri në mandatin teknik Dritan Abazoviq pret që rezultatet e biznesit të jenë më të mira deri në fund të vitit. “Nuk mendoj se jemi në një situatë të lakmueshme, por as në një situatë katastrofike. Kemi një krizë globale energjetike dhe Mali i Zi është një nga vendet e pakta që nuk ka rritur çmimin e energjisë elektrike. Që nga viti 2019, çmimi i energjisë elektrike nuk ka ndryshuar, edhe pse në të gjitha bursat “u egërsua” dhe arriti shifra astronomike”, theksoi Abazoviq. Ministri i Shëndetësisë Dragoslav Shqekiq theksoi se qytetarët paguajnë energjinë elektrike me çmim shumë më të ulët se sa është në treg. Treguesit e turizmit dhe të hyrat nga ky sezon turistik janë përtej të gjitha pritshmërive, deklaroi kryeministri Dritan Abazoviq në seancën e sotme të Qeverisë. “E patë se si i gjithë ky skepticizëm që ekzistonte në fillim ishte i pabazuar dhe se shifrat, sipas mendimit tim modest, i tejkaluan të gjitha pritjet në Mal të Zi, ashtu si edhe të ardhurat”, tha Abazoviq. 

SHARE