Ministrja e Shëndetësisë, Jelena Boroviniq Bojoviq, njoftoi se autoritetet shëndetësore vendosën t’i japin përparësi imunizimit, në vend të orës policore në territorin e shtetit. Risia është se në të ardhmen, statusi i vaksinimit të pjesshëm (një dozë) nuk do të njihet më dhe se qytetarët do të jenë në gjendje të hyjnë në qendrat tregtare vetëm nëse plotësojnë një nga kushtet e përcaktuara nga certifikata Kombëtare dixhitale e COVID. Po ashtu, janë shtrënguar kushtet për të hyrë në Mal të Zi. Ajo sot në konferencën për shtyp tha se masat nuk do të kishin ndryshuar nëse do të respektoheshin masat e vlefshme epidemiologjike. “Është një moment inkurajues që 45 për qind e qytetarëve të rritur në Mal të Zi janë vaksinuar të paktën me dozën e parë, por kjo përqindje duhet të jetë dukshëm më e mirë,” vuri në dukje Boroviniq Bojoviq. Qeveria e Malit të Zi, siç tha ajo, ka miratuar masa që do të hyjnë në fuqi nesër, dhe do të jenë të vlefshme deri më 24 shtator. “Brenda certifikatës dixhitale të covidit , statusi i vaksinimit të pjesshëm nuk do të njihet më. Në këtë kuptim, certifikata do të jetë e vlefshme vetëm nëse personi plotëson një nga kushtet e përcaktuara – që kanë kaluar 14 ditë nga doza e dytë e vaksinës që jepet në dy doza, pra 14 ditë imunizim me një vaksinë me një dozë të vetme, “tha ministrja. Kusht i dytë është një posedim i testit PCR negativ jo më i vjetër se 72 orë, ose një test pozitiv PCR që është më i vjetër se 14 dhe jo më i vjetër se 180 ditë. Dhe se personi ka një test të shpejtë negativ që nuk është më i vjetër se 48 orë,” tha Boroviniq Bojoviq. Dasma dhe hapësira të tjera private, si dhe ngjarje sportive në ambiente të mbyllura, thotë ajo, është e mundur të mbahen duke u kufizuar në 100 persona të cilët duhet të plotësojnë një nga kushtet nga certifikata e Covid. “Numri i njerëzve të pranishëm në kopshte nuk është i kufizuar, por të gjithë mysafirët dhe punonjësit duhet të plotësojnë një nga kushtet e përcaktuara të certifikatës. Muzika live brenda objekteve të mbyllura është e ndaluar,” tha Boroviniq Bojoviq. Vetëm ata që plotësojnë një nga kushtet e certifikatës së covid mund të shkojnë në disko dhe klube nate, ku janë të kufizuar në 100 persona. “Vetëm ata që plotësojnë një nga kushtet nga certifikata e Covid poashtu mund të shkojnë në qendrat tregtare,” tha ministrja. Nga 14 shtatori, thekson Boroviniq Bojoviq, hyrja në Mal të Zi lejohet vetëm nëse qytetarët malazezë dhe të huajt plotësojnë një nga kushtet e përcaktuara:
* Se kanë kaluar 14 ditë nga rivaksinimi për vaksinat e dhëna në dy doza, pra që kanë kaluar 14 ditë nga imunizimi me vaksinat e dhëna në një dozë;
* Se personi posedon një test negativ PCR për COVID-19 që nuk është më i vjetër se 72 orë ose një test pozitiv PCR që është më i vjetër se 14 dhe jo më i vjetër se 180 ditë;
Se personi posedon një test negativ të shpejtë të antigjenit që nuk është më i vjetër se 48 orë.
Ministrja përsëri apeloi dhe kërkoi nga qytetarët që të vaksinohen, sepse është një fakt i padiskutueshëm që në 90% të rasteve, pacientët e pavaksinuar janë në terapi intensive.