ZËVËNDESKRYEMINISTRJA E SHQIPËRISË, SENIDA MESI,  NESER NË VIZITË ZYRTARE NË MAL TË ZI

Zëvëndeskryeministrja e Shqipërisë, Senida Mesi, nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Siç kumtohet nga Qeveria e Malit të Zi, Senida Mesi do të pritet nesër, në “Vila Gorica”, nga Zëvendëskryeministri i Malit të Zi për Politikën Ekonomike dhe Sistemin Financiar, Millutin Simoviq dhe Ministrja e Administratës Publike Suzana Pribilloviq .

Siç kumtohet nga Qeveria e Malit të Zi, ky takim organizohet me qëllim të përmirësimit dhe forcimit të marrëdhënieve  për bashkëpunim në fushën e reformës së administratës publike.

SHARE