Kreu ekzaminimet mjekësore në mënyrë të fshehtë, por kur prezantohet Haaland te City

Më shumë konfirmime vijnë për transferimin e afërt të Erling Haaland te Manchester City. Sipas të përditshmes belge “DH”, sulmuesi norvegjez i Borussia Dortmund ka kryer ekzaminimet mjekësore në Bruksel me kreun e stafit mjekësor të Manchester Cityt, Edu Mauri për të përfunduar fazën e parafundit të mbërritjes së tij në Angli.

Zyrtarizimi i blerjes së lojtarit pritet të ndodhë në momentin kur City të sigurojë matematikisht titullin kampion në Ligën Premier.

Ndërkohë, gazetari italian i specializuar në lëvizjet e merkatos, Fabrizio Romano, këmbëngul se njoftimi nga Citizens do të jepet këtë javë.Lexo po ashtu:Këtë javë pritet zyrtarizmi i Haalandit si lojtar i Cityt

Klubi anglez ka mposhtur konkurrencën e shumë klubeve evropiane, mbi të gjitha Real Madridin dhe Barcelonën.

Tashmë testet mjekësore të finalizuar në mënyrë të fshehët janë kompletuar dhe Haaland mund të quhet lojtar i Manchester Cityt.

Ai do të nënshkruajë kontratë deri në qershor të vitit 2027, ndërsa menjëherë do të aktivizohet edhe klauzola mbi 200 milionë euro. /Telegrafi/

SHARE