FATURA MESATARE PËR MUAJIN PRILL RRETH 30 EURO

Konsumi i energjisë elektrike në prill ishte 18 për qind më i ulët dhe fatura mesatare për familjet në të gjithë vendin ishte rreth 30 euro, sipas Elektroekonomisë së Malit të Zi. “Fatura mesatare e prillit e energjisë elektrike për familjet në Mal të Zi, duke përjashtuar pikat matëse të palexuara në ndërtesat që nuk janë të banuara, është 30.31 euro,” theksuan nga EEMZ. Sipas tyre, amvisëritë në Zhablak kanë shënuar konsumin mesatar më të ulët prej 16.67 euro, ndërsa konsumin mesatar më të lartë muajin e kaluar e kanë shënuar në Kotorr, ku amvisëritë kanë konsumuar mesatarisht 36.27 euro energji elektrike. Faturat e prillit të reduktuara për shumën e zbritjes për paguesit e rregullt do t’i jepen 45.7 për qind të familjeve në Mal të Zi, gjegjësisht 171.297 konsumatorëve.

SHARE