ZYRA E KRYEMINISTRIT: QEVERIA UDHËHEQ POLITIKËN E JASHTME DHE NJEH NJË BeH TË BASHKUAR

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Kryetari i Kuvendit, Andrija Mandiq, i trajton disa çështje nga perspektiva e tij politike dhe mund të përgëzojë kë të dojë në emër të tij personal, thanë nga Zyra e Kryeministrit për „Pobjeda“ në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me mesazhin e urimit të dërguar dje nga njeriu i parë i Kuvendit me rastin e Ditës antikushtetuese të Republikës Srpska.

Kabineti i Spajiqit njoftoi se në përputhje me Kushtetutën, Qeveria e udhëheq politikën e jashtme të Malit të Zi.

“Qeveria njeh një BeH të vetme, integrale dhe sovrane, brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht, dhe në përputhje me rrethanat feston festat kombëtare,” thuhet në njoftim.

Nga Zyra e Spajiqit sqaruan se veprimet e djeshme të Mandiqit në emër të institucioneve shtetërore nuk mund dhe nuk do të kenë mbështetjen e kryeministrit.

“Nga ana tjetër, ne vlerësojmë dhe jemi mirënjohës që Republika Srpska ka shpallur ditë zie për tragjedinë e tmerrshme në Cetinë. Përmirësimi i bashkëpunimit rajonal, për të cilin insiston Kryeministri i Malit të Zi, është themeli i së ardhmes së përbashkët të Ballkanit Perëndimor në BE”, thuhet në një përgjigje për „Pobjeda“ nga zyra e Kryeministrit.

Të rikujtojmë se Andrija Mandiq ka uruar dje Ditën e Republikës Srpska, e cila është shpallur antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjë-Hercegovinës.

SHARE